Kalo te përmbajtja kryesore
← Të gjithë udhëzuesit

1D apo 2D: cili skaner ju nevojitet?

Skanerë 1 min lexim

Dallimi praktik mes skanerëve 1D dhe 2D — dhe si të zgjidhni të duhurin për arkën, depon apo barnatoren tuaj.

nga POS Kosova · Rishikuar më

Përgjigjja e shkurtër

Për shumicën e bizneseve sot: 2D. Një skaner 2D lexon edhe barkodet klasike 1D, edhe kodet QR, Data Matrix dhe PDF417 — përfshirë kodet në ekranin e telefonit. Skaneri 1D lexon vetëm barkodet me vija.

Krahasimi në një tabelë

1D2D
Barkode me vija (EAN, UPC, Code 128)PoPo
QR, Data Matrix, PDF417JoPo
Kode në ekranin e telefonitJoPo, te modelet që e deklarojnë
Etiketa të dëmtuara, të zbehura apo të ngriraDështojnë më shpesh (sipas përvojës sonë)Lexim më i qëndrueshëm

Skenarë

  • Market me arkë: produktet kanë barkode 1D, por klientët tregojnë kupona dhe kartela besnikërie në telefon — 2D. Shihni skanerët me kabllo ose, për skanim pa duar, skanerët desktop.
  • Barnatore: shumë paketime barnash kanë kod Data Matrix — 2D.
  • Depo me etiketa të vjetra apo të ngrira: 2D me motor të fortë leximi — Henex HC-3208 për arkë, ose modelet industriale IP65 për mjedise të vështira.
  • Linjë me vetëm barkode standarde 1D në letër: këtu 1D mjafton — por zgjedhja kufizon përdorimin e mëvonshëm.

Gabimet që shohim më shpesh

  • Skaner 1D „sepse sot nuk kemi QR" — pas pak muajsh vijnë kuponat në telefon dhe skaneri ndërrohet.
  • Skanerë pa markë me motor të dobët leximi: sipas përvojës sonë, dështojnë te kodet e ngrira, të rrudhura, të dëmtuara ose të zbehura.
  • Supozimi që çdo „2D" lexon nga ekrani — kontrolloni specifikimin. Te HC-3208, H310 dhe H2200 leximi nga ekrani është i deklaruar nga prodhuesi.

Produktet nga ky udhëzues

Ende të pasigurt? Ne e zgjedhim bashkë.

Na tregoni si punoni dhe ju përgjigjemi me modelin e duhur dhe një ofertë.

Kërko ofertë